Mblidhen ministrat e Jashtëm të G-7 për bisedime në Londër

Evropë

Mblidhen ministrat e Jashtëm të G-7 për bisedime në Londër

Më: 3 maj 2021 Në ora: 11:36
G-7

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Londër për bisedime me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të G-7, me pandeminë e koronavirusit, Rusinë dhe Kinën midis pikave të mundshme të agjendës gjatë tre ditëve të punimeve të takimit.

Irani dhe Koreja e Veriut, programet bërthamore të të cilave kanë qenë në qendër të negociatave viteve të fundit, do të diskutohen në një darkë pune të hënën në mbrëmje.

Takimet e sekretarit Blinken të hënën përfshijnë bisedime me ministrin e Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi, ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut Chung Eui-yong, ministrin e Jashtëm të Bruneit II Dato Erywan Yusof, ministrin Indian të Punëve të Jashtme Subrahmanyam Jaishanka dhe sekretarin e Jashtëm Britanik Dominic Raab.

“Tetë vjet më parë Britania e Madhe, aleati ynë i domosdoshëm, priti për herë të fundit presidencën e G-7”, shkroi Blinken në Twitter pasi mbërriti në Britani. “Është mirë të kthehesh mes partnerëve dhe aleatëve për këto diskutime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat