Greqia hap më tej jetën publike

Evropë

Greqia hap më tej jetën publike

Më: 8 maj 2021 Në ora: 10:55
Greqia

Ne po ndërmarrim hapa shtesë drejt një frymëmarrjeje të lirë, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, ndërsa qeveria greke paraqiti planin e lehtësimit të kufizimeve antiCOVID-19 me rifillimin e një sërë aktivitetesh, në pritje të kthimit të turistëve më 15 maj.

“Nga sot plazhet e organizuara mund të rihapen sërish”, njoftoi Hardalias.

Sipas planit të njoftuar nga qeveria, të hënën, më 10 maj, do të rihapen kopshtet, shkollat fillore dhe gjimnazet, raporton ATSh.

Gjithashtu, duke filluar nga 14 maji, mund të rihapen muzetë, duke u bazuar në protokollin ekzistues shëndetësor.

Përveç kësaj, më 21 maj, kinematë verore dhe shfaqjet e kinemave në natyrë mund të fillojnë me pjesëmarrje 75% të publikut, ndërsa shfaqjet dhe audicionet drejtpërdrejt në zonat e jashtme rinisin më 28 maj.

Restorantet në natyrë u rihapën të hënën e kaluar, pas një mbyllje gjashtëmujore.

“Këto janë hapa të kujdesshëm, por duhen urgjentisht për të rihapur vendin”, shtoi Hardalias.

Shtetrrethimi i natës, nga ora 23:00 deri në 05:00, mbetet në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat