​Covid-19, Gjermania riklasifikon këtë shtet rajon rreziku

Evropë

​Covid-19, Gjermania riklasifikon këtë shtet rajon rreziku

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:19
Britani

Britania e Madhe ka një nga shpërndarjet më të shpejta të vaksinave në botë, por shfaqja e një varianti shumë infektiv, i zbuluar së pari në Indi, ka shkaktuar shqetësim, sipas Deutsche Welle.

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë e kanë klasifikuar sërish BM në listën e “zonave me rrezik” të COVID-19 mes frikës për përhapjen e variantit indian atje.

Masa vjen pavarësisht vaksinimit të gjerë në BM, që ka bërë që qytetarët e saj të hiqen nga listat e kuqe të udhëtimit në të gjithë botën.

Sipas Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive, klasifikimi u bë “pavarësisht një incidence 7-ditore me më pak se 50 raste të reja për 100 000 banorë në BM”.

Sidoqoftë, vendimi u nxit pasi OBSH e klasifikoi variantin B.1.617.2 si “variant shqetësimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat