Varianti indian i koronavirusit pritet të dominojë në Britaninë

Evropë

Varianti indian i koronavirusit pritet të dominojë në Britaninë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:48
Britani

Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe ka thënë se varianti që përhapet shpejt i koronavirusit i identifikuar së pari në Indi ka të ngjarë të bëhet lloji dominues i virusit në Britani.

Zyrtarët shëndetësorë po kryejnë testime derë më derë në disa zona të vendit në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit, që Qeveria ka paralajmëruar se mund të prishë planet e rihapjes së vendit.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se lloji i ri, i njohur zyrtarisht si B.1.617.2, është më i transmetueshëm sesa lloji dominues i Britanisë së Madhe. Ai i tha BBC-së se "ka të ngjarë që do të bëhet varianti domines".

Hancock ka thënë se shkencëtarët kishin një "shkallë të lartë besimi" se vaksinat aktuale funksionojnë kundër variantit të ri dhe nuk ka asnjë provë që shkakton më shumë një sëmundje të rëndë.

Qeveria ka thënë se do të shkojë përpara me planet për të lehtësuar kufizimet e bllokimit të hënën.

Por kryeministri Boris Johnson u shpreh se nëse varianti shkakton një rritje të madhe në raste, mund të anulojë planet për një rihapje totale më 21 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat