Plumba në kokë dhe zemër/ Publikohen pamjet e momentit të ekzekutimit të ish-boksierit

Evropë

Plumba në kokë dhe zemër/ Publikohen pamjet e momentit të ekzekutimit të ish-boksierit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:52
Vrasja ndodhi menjëherë pas 22:30, kur 58-vjeçari mbërriti atje dhe u ndal me motoçikletën e tij

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar skenën e ekzekutimit të ftohtë të ish-boksierit 58-vjeçar grek jashtë mensës në Metamorfosi.

Video-dokumentari, botuar nga stacioni televiziv Mega, tregon momentin kur boksieri 58-vjeçar bie i vdekur nga zjarri i plumbave të ekzekutorëve të tij përpara mensës në Metamorfosi.

Vrasja ndodhi menjëherë pas 22:30, kur 58-vjeçari mbërriti atje dhe u ndal me motoçikletën e tij. Pastaj, nga drejtim të kundërt, mbërriti një motor me dy persona në bord. Pasagjeri nxori armën dhe e qëlloi të paktën tre herë, një herë në gjoks dhe dy herë në kokë.

Autorët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Departamentit i Vrasjeve, i cili po heton çështjen, mendon se ekzekutimi i 58 vjeçarit është bërë për larje hesapesh të krimit të nëndheshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat