Bosat e drogës nga Serbia – Vuçiq: Ata u arrestuan, por u liruan si zogu…!

Evropë

Bosat e drogës nga Serbia – Vuçiq: Ata u arrestuan, por u liruan si zogu…!

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:50
Radojer Zvicer, Nikolla Vuçoviq

Kriminelë serbë dhe malazezë janë duke u fshehur në ish-zonën e Kolumbisë së Madhe, e cila sot përbëhet nga pjesë të shteteve të Kolumbisë, Venezuelës, Ekuadorit, Brazilit, Guajanës, Panamasë dhe Perusë

Mediat beogradase raportojnë se këta persona kanë ndërruar edhe identitetet e tyre.

E përditshmja “Novosti” i ka kushtuar një shkrim të veçant rastit të bosëve të drogës nga Serbia.

Kjo gazetë raporton se përveç Radoje Zvicer, i cili arriti në Brazil dhe Republikën Dominikane nga Mali i Zi, përmes territorit të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Spanjës, është edhe një person tjetër.

Bëhet fjalë për Nikola Vušović, me emrin e njohur si Johnny nga Vračar. Sipas informacionit operacionale të shërbimeve të sigurimit të rajonit, kryesisht Serbisë dhe Malit të Zi, të dy aktualisht janë së bashku.

Të njëjtit, sipas këtij mediumi, po vazhdojnë të organizojnë dhe transportojnë sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropën Perëndimore. Për ta janë lëshuar urdhra ndërkombëtarë arrestimi.

Informacioni operacional flet për lidhjen e ngushtë të Zvicer me kartelet e drogës.

Për këtë në atë kohë foli edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“A keni parë kohët e fundit një lajm, se Nikola Vušović Johnny u arrestua në Republikën Dominikane, një nga trashëgimtarët e udhëheqësve të “klanit Kavač”. Ai ishte në paraburgim për ekstradim. Epo, ai nuk është më i arrestuar. Ai është i lirë si një zog. Dhe ju e dini kush është i vetmi që merr vendime atje. Cili vend dhe në cilën mënyrë. Dhe duke vepruar kështu, ne u paralajmëruam se kjo do të ndodhte”.

Pastaj, Presidenti Vuçiq indirekt ftoi agjencitë amerikane DEA dhe CIA, të cilat kanë zyra në këtë pjesë të botës, ku qendra e shpërndarjes së kokainës është në Evropë dhe Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat