Në Greqi protestohet kundër sterilizimit të detyrueshëm të kafshëve shtëpiake

Evropë

Në Greqi protestohet kundër sterilizimit të detyrueshëm të kafshëve shtëpiake

Më: 23 maj 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Pronarët së bashku me qentë e tyre ishin mbledhur para Parlamentit të Greqisë për të protestuar kundër një projektligji për sterilizimin e detyrueshëm të kafshëve shtëpiake, veçanërisht të maceve dhe qenve.

Shumica e protestuesve ishin gjuetarë dhe kishin protestuar edhe vitin e kaluar kundër ndalimit të gjuetisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se projektligji synon të ashtuquajturën “mbarështim amator” nga jo-specialistë, të cilët e bëjnë atë për para, shkruan AP.

Ata thonë se shpesh ka praktika abuzive, me qenushet që detyrohen të shumohen vazhdimisht për përfitime personale.

Por, protestuesit e panë ndryshe këtë projektligj, prandaj edhe morën vendimin për protestë.

“Ne jemi këtu për të treguar dashurinë tonë për fëmijët tanë. Ata nuk janë vetëm qentë tanë, por edhe fëmijë”, tha i përlotur Christos Xiros, një nga protestuesit.

Pas paraqitën parullat dhe fjalimet e tyre, protestuesit u shpërndanë të qetë. Ndryshe, projektligji në fjalë është akoma në fazën e konsultimit dhe më pas do t’i paraqitet Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat