Tragjedia e teleferikut/ Eitan humbi prindërit, vëllanë dhe stërgjyshërit

Evropë

Tragjedia e teleferikut/ Eitan humbi prindërit, vëllanë dhe stërgjyshërit

Më: 24 maj 2021 Në ora: 13:28
Mes viktimave ishin edhe pesë anëtarët e familjes së Eitanit të vogël

14 persona humbën jetën në një aksident me teleferik në Lago Maggiore në rajonin e Piemontes në Itali.

Mes viktimave ishin edhe pesë anëtarët e familjes së Eitanit të vogël, 5-vjeçarit që ishte edhe vetë në teleferik. Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi vdekjen e pesë qytetarëve të hënën. Autoritetet në Jerusalem thanë se ata ishin anëtarë të një familje.

Prindërit e Eitan, që punonin në Itali, u vranë në aksident. Po ashtu humbi jetën edhe vëllai i tij 2-vjeçar, që është viktima më i ri në moshë. Gjyshërit e gruas, që po vizitonin Italinë, nuk i mbijetuan rënies horror.

5-vjeçari është plagosur rëndë dhe po trajtohet në spital. Sipas medieve italiane, ai ka pësuar goditje në kokë dhe ka thyer këmbët.

“Kam frikë, mos më lini vetëm,” ka thënë ai pak përpara anestezisë, thanë mjekët. Ai është operuar dhe është në gjendje të qëndrueshme. Pranë po i qëndron tezja e tij.

Sipas medieve italiane, përveç 5 izraelitëve, në aksident kanë humbur jetën edhe një shkencëtar iranian dhe të paktën gjashtë italianë. Nacionalitetet e tjera nuk janë konfirmuar akoma.

Teleferiku po udhëtonte mes qytetit Stresa në bregun lindor të liqenit, një destinacion popullor me turistë, drejt malit Montarrone kur u përplas në mënyrë të papritur. Raportohet se teleferiku ra nga një lartësi prej 20 metra.

Një hetues tha se ishte liruar një kabull çelliku. Ai tha se ka nisur një hetim për neglizhencë dhe vrasje.

Udhëtimi me teleferik zgjat 20 minuta dhe ofron një pamje spektakolare në lartësinë 1500 metra. Mes viteve 2014 dhe 2016, teleferiku ishte mbyllur për mirëmbajtje.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat