Për shkak të bananeve, hodhën kokainën që kap vlerën e një milion eurove – punonjësit e qytetit gjerman i janë përmbajtur normave të autoriteteve

Evropë

Për shkak të bananeve, hodhën kokainën që kap vlerën e një milion eurove – punonjësit e qytetit gjerman i janë përmbajtur normave të autoriteteve

Më: 25 maj 2021 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Punëtorët e ndërmarrjes së shpërndarjes së frutave pranë qytetit gjerman Erding, kanë hedhur kuti kartoni të bananeve nga Ekuadori pasi që në to nuk ka pasur mjaftueshëm fruta.

Megjithatë, as që kishin menduar se kanë hedhur edhe nëntë pako me kokainë që kap vlerën e rreth një milionë euro.

Kur punëtorët kontrolluan dërgesën, vërejtën se në kuti kartoni kishte shumë pak banane, përkatësisht përmbajtja nuk i përshtatej kërkesave të parashtruara dhe normave të autoriteteve gjermane.

Kështu hodhën kutitë duke mos i kushtuar rëndësi shumë se çfarë mund të ketë pasur tjetër brenda tyre – pako me kokainë të mbështjella me ngjitës.

Ngjarja ka ndodhur më 9 maj, e të nesërmen dikush kishte informuar zyrtarë të kompanisë lidhur me përmbajtjen e dyshimtë të kutive të kartonit.

E pasi ata informuan njësitë kundër drogës, ata gjetën pako të drogës dhe bëhej fjalë për nëntë pako apo  4.5 kilogramë kokainë. Gjithashtu është konstatuar se në këtë dërgesë kishte pasur edhe 1.150 pako tjera me drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat