Biden e Johnson bëjnë shaka me gratë e tyre!

Evropë

Biden e Johnson bëjnë shaka me gratë e tyre!

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 23:53
Joe Biden me gruan e tij Jill dhe Carrie Johnson

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, janë takuar për herë të parë.

Udhëheqësit mbajtën bisedimet ballë për ballë në samitin e G7 në Cornwall, duke shënuar udhëtimin e parë jashtë të presidentit amerikan që nga marrja e detyrës.

Presidenti shikoi pamjen me gruan e tij Jill, ndërsa mbërriti në gjirin Carbis për të biseduar me kryeministrin, ku të dytë qëndruan të ulur pranë njëri-tjetrit, shkruan Mirror.

Image

Ai bashkë me gruan admiruan pamjen e zonës Ives Bay, ku vet Biden u shpreh se ”Duket e mrekullueshme. Nuk dua të shkoj në shtëpi”.

Carrie Johnson, 33 vjeç, veshi një fustan mahnitës të kuq për takimin e parë të burrit të saj me presidentin. Ndërsa Jill Biden kishte veshur një fustan të bardhë dhe një xhaketë të zezë ku në pjesën e pasme i shkruante “LOVE”.

Transportuesi i avionëve të Marinës Mbretërore 65 mijë tonëshe, HMS Prince of Wales qëndroi në brigje ndërsa udhëheqësit zhvilluan bisedime bilaterale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat