Greqia regjistron 791 të infektuar dhe 11 humbje jete në 24 orë

Evropë

Greqia regjistron 791 të infektuar dhe 11 humbje jete në 24 orë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 791 raste të reja me koronavirus dhe 11 humbje jete.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend shkon në 413,954 (ndryshimi ditor + 0.2%), nga të cilat 51.2% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 35 janë raste që kanë udhëtuar jashtë dhe 1,393 janë raste kontakti.

Kurse, totali i rasteve fatale ka shkruar në 12,381, prej të cilëve 95.2% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat