​KE nis procedimet kundër shumicës së anëtarëve të BE

Evropë

​KE nis procedimet kundër shumicës së anëtarëve të BE

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Komisioni Evropian u ka dërguar paralajmërime zyrtare shumicës së vendeve anëtare, përfshirë Kroacinë, për vonesat në transpozimin e dy direktivave të së drejtës së autorit në ligjin kombëtar.

Komisioni u ka kërkuar 22 shteteve anëtare t'i sigurojnë asaj informacion se si rregullat e Direktivës së të Drejtave të Autorit janë transpozuar në ligjin e tyre kombëtar.

Ky informacion u kërkua nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Greqia, Spanja, Finlanda, Franca, Kroacia, Irlanda, Italia, Lituania, Luksemburgu, Letonia, Polonia, Portugalia, Rumania, Suedia, Sllovenia dhe Sllovakia.

Komisioni kërkoi të njëjtin informacion nga 21 anëtarë në lidhje me Direktivën e Transmetimit në TV, internet dhe radio. Këto janë të njëjtat shtete anëtare që morën një paralajmërim për direktivën e parë, vetëm Danimarka u la jashtë.

Dërgimi i paralajmërimeve zyrtare është hapi i parë në fillimin e procedurave për shkelje të ligjit të BE.

Paralajmërimet zyrtare mund të pasohen nga një mendim i arsyetuar dhe nëse kjo nuk arrin rezultatin e dëshiruar, një proces gjyqësor do të vijojë përpara Gjykatës së Drejtësisë.

Qëllimi i dy direktivave të miratuara në 2019 është modernizimi i rregullave të BE-së për të drejtat e autorit dhe mundësimi i konsumatorëve dhe autorëve për të shfrytëzuar sa më shumë botën digjitale, transmetojnë mediat kroate.

Këto direktiva duhet të forcojnë pozicionin e industrive krijuese, të mundësojnë përdorimin më të madh të shërbimeve dixhitale në fushat kryesore të shoqërisë dhe të lehtësojnë shpërndarjen e programeve radiotelevizive në të gjithë BE-në.

Afati i fundit për transpozimin e këtyre direktivave në ligjin kombëtar ishte 7 qershori 2021.

Shtetet Anëtare të përmendura tani kanë dy muaj për t'iu përgjigjur letrave dhe për të marrë masat e nevojshme.

Në rast të një përgjigje jo të kënaqshme, Komisioni mund të vendosë të lëshojë mendime të arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat