Helsinkit po i ikin të huajt për shkak të gjuhës, kryetari i Bashkisë ka një kërkesë për banorët

Evropë

Helsinkit po i ikin të huajt për shkak të gjuhës, kryetari i Bashkisë ka një kërkesë për banorët

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 00:54
Helsinki

Kryetari i Bashkisë së Helsinkit ka thënë se kryeqyteti finlandez duhet të bëhet një qytet anglisht-folës, pasi gjuha e tyre është shumë e vështirë të mësohet nga të huajt.

Juhana Vartiainen ka deklaruar se anglisht-folësit që vijnë në qytetin e Helsinkit nuk do të duhej të kenë nevojë të flasin finlandisht ose suedisht, që janë dy gjuhët kryetare zyrtare në Finlandë e të cilat janë shumë vështirë të mësohen.

Ai ka argumentuar se shumë punëtorë ndërkombëtarë me aftësi të mëdha, janë duke iu shmangur kryeqytetit finlandez, pjesërisht për shkak të sfidave linguistike.

Finlandishtja ka 15 raste gramatikore dhe është sfiduese për të huajt, ndërkohë që shumica e kompanive kërkojnë që punonjësit e sektorit publik të flasin edhe finlandisht edhe suedisht, shkruan The Guardian.

“Helsinki mund ta quajë vetën një qytet anglisht-folës, ku njerëzit të cilët flasin anglisht nuk do të duhej të kenë nevojë të flasin finlandisht ose suedisht”, ka thënë Vartiainen.

Vitin e kaluar, Finlanda u ka ofruar punonjësve të huaj dhe familjeve të tyre të provojnë të zhvendosen në këtë shtet, dhe të provojnë për 90 ditë të jetojnë aty, për shkak të mungesës së profesionistëve.

Më shumë se 36% e studentëve të huaj në Finlandë largohen nga ky shtet brenda vetëm një viti nga diplomimi, sipas të dhënave të qeverisë.

Shumica e tyre deklarojnë se arsyet kryesore të largimit janë taksat e larta dhe vështirësitë me gjuhën.

Vartiainen ka thënë se përpjekjet e qytetit dhe shtetit për të tërhequr dhe mbajtur profesionistët e huaj ishin “një dështim i tmerrshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat