Pamjet se si edukatorja italiane dhunon dhe kërcënon fëmijët

Evropë

Pamjet se si edukatorja italiane dhunon dhe kërcënon fëmijët

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 16:05
Edukatorja dhunon dhe kërcënon fëmijët

Edukatorja e cila shërbente në një kopsht në Monze dhunonte fëmijët dhe i fyente thuajse cdo ditë.

Policia vendosi kamera dhe mikrofon në klasë për të zbuluar detaje rreth sjelljes së edukatores.

Ajo u akuzua për keqtrajtimin e 17 fëmijëve të moshës 3-5 vjeç, një prej të cilëve është me aftësi të kufizuara.

Disa nga fyerjet që përdorte ishin: “Unë do ju heq kokën”, “bisha”, “pata” dhe “Unë do t’ju pres duart”. Nëse një fëmijë nuk i zbatonte urdhrat e saj, edukatorja e tërhiqte nga krahët duke e goditur me shuplakë ose grusht.

Hetimi zgjati dy muaj dhe pas ndërhyrjes së karabinierëve, edukatorja do të përballet me akuzat e rënda në gjykatë.

Për shkak të sjelljes së disa fëmijëve, të frikësuar dhe të traumatizuar, kanë nisur raportimet e para në polici. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat