Franca synon zgjerimin e përdorimit të detyrueshëm të pasaportës shëndetësore

Evropë

Franca synon zgjerimin e përdorimit të detyrueshëm të pasaportës shëndetësore

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 06:07
Foto ilustrim

Qeveria franceze synon zgjerimin e përdorimin të detyrueshëm të pasaportës së saj shëndetësore COVID-19 pas mesit të nëntorit. Sidoqoftë, rregullorja aktuale është e përkohshme.

Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal tha se “mundësia për të përdorur pasaportën shëndetësore në rast të një situate epidemike do të duhej të zgjerohej”.

Në luftë kundër valës së katërt të COVID-19, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi masa më të rrepta gjatë verës, përfshirë detyrimin për të siguruar pasaportën shëndetësore.

Attal e mbrojti atë si një mjet shumë efikas. Për shkak të përmirësimit të situatës COVID-19, rregullat pak më të lirshme do të zbatohen nga 4 tetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat