Navalny përballet me një hetim të ri, mund të dënohet me 10 vjet të tjera burg

Evropë

Navalny përballet me një hetim të ri, mund të dënohet me 10 vjet të tjera burg

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 06:32
Alexey Navalny

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexey Navalny po përballet me një hetim të ri kriminal nga hetuesit rusë që mund të çojë në dënimin e tij me 10 vjet të tjera burg.

Sipas një deklarate, hetimi i nisur të martën nga Komiteti Hetues i qeverisë ruse, i cili heton krimet e mëdha, e akuzon Navalny-n për krijimin dhe drejtimin e një "rrjeti ekstremist" qëllimi i të cilit ishte "ndryshimi i themeleve të sistemit kushtetues në Federatën Ruse".

Hetuesit akuzojnë gjithashtu Navalny-n dhe aleatët e tij se kanë krijuar llogari në mediat sociale për të promovuar Fondacionin e ndaluar Anti-Korrupsion të Navalny-t "me qëllim të promovimit të veprimtarisë kriminale".

"Aktivitetet ilegale të rrjetit ekstremist kishin për qëllim diskreditimin e autoriteteve shtetërore dhe të politikave të tyre," thanë hetuesit.

Hetimi vjen pasi partia e Presidentit rus Vladimir Putin fitoi zgjedhjet parlamentare të Dhomës së Ulët më parë këtë muaj.

Aleatët e Navalny-t u ndaluan të konkurrojnë në zgjedhje, dhe javën e kaluar, në një mesazh nga burgu, Navalny tha se zgjedhjet ishin vjedhur.

Navalny, 45 vjeç, aktualisht është duke vuajtur një dënim dy vjet e gjysmë nën një akuzë për përvetësim në vitin 2014, e cila shihet gjerësisht si e motivuar politikisht.

Dënimi u pezullua por Navalny u arrestua për shkelje të lirimit me kusht në janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po shërohej nga ajo që ai tha se ishte një sulm me agjent nervor nga Kremlini. Zyrtarët rusë i mohojnë akuzat e tij.

Në qershor, fondacioni i Navalny-t u nxorr i paligjshëm dhe autoritetet bllokuan faqet e internetit të drejtuara nga rrjeti i tij, duke i akuzuar ata për shpërndarjen e propagandës. Dy nga aleatët kryesorë të Navalny-t, Ivan Zhdanov dhe Leonid Volkov, po përballen gjithashtu me hetime penale./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat