Opozita çeke fiton ndaj partisë së kryeministrit Babis

Evropë

Opozita çeke fiton ndaj partisë së kryeministrit Babis

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 19:19
Andrej Babis

Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare të votimit, grupi opozitar ‘Së Bashku’ i qendrës së djathtë çeke doli fitues ndaj partisë ANO të kryeministrit Andrej Babis në zgjedhjet parlamentare të shtunën në Republikën Çeke.

Sipas një llogaritjeje nga Televizioni Çek, grupi opozitar ‘Së Bashku’ dhe një grup tjetër opozitar liberalë janë në rrugën e duhur për të fituar një total prej 108 vendesh në dhomën e ulët të parlamentit prej 200 vendesh.

Kjo u jep dy partive një shans për të formuar një qeveri për të zëvendësuar kryeministrin Babis dhe dy partitë e tij aleate, të cilat nuk arritën të fitojnë vota të mjafteshme për të hyrë në parlament në zgjedhjet dy-ditore që përfunduan mesditën e së shtunës.

Babis, 67 vjeç, u përball me kritikat gjatë fushatës për keqmenaxhim të pandemisë së koronavirusit, për rritjen e shpejtë të borxhit dhe për përdorimin e detyrës për interesat e biznesit të tij. Babis i mohon të gjitha akuzat.

Rezultatet nga 98.3% qendrat e votimit treguan se grupi ‘Së Bashku” ka fituar 27.49% të votave kundrejt, parties ANO me 27.39% dhe grupit liberalë me 15.39%.

"Opozita demokratike do të ketë shumicën dhe kjo do të shënojë fundin e dominimit të Andrej Babis," tha shefi i parties liberale Ivan Bartos. "Sonte ne ... ndoshta do të fillojmë bisedimet me koalicionin tjetër mbi mundësinë e formimit të qeverisë së ardhshme".

Koalicionet nuk kanë pranuar të punojnë me kryeministrin në largim Babis./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat