Protestat e dhunshme në Romë, arrestohen 12 persona

Evropë

Protestat e dhunshme në Romë, arrestohen 12 persona

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 13:18
Pamje nga protesta

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar gjatë protestave të dhunshme në Romë të shtunën mbrëma si pasojë e “pasaportave të gjelbra” të prezantuara nga Qeveria e Italisë.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe liderët e partisë së djathtë ekstreme, Forza Nuova, Roberto Fiore e Giuliamo Castellino.

Të shtunën ka pasur përleshje mes policisë së trazirave dhe protestuesve. Mijëra kanë protestuar kundër rregullave të reja të vendosura nga qeveria e Italisë.

Certifikata në Itali, e njohur si “pasaporta e gjelbër”, do të hyjë në fuqi nga 15 tetori, dhe personave u kërkohet dëshmia e vaksinimit kundër COVID-19 apo testi negativ për të hyrë në vende pune si në sektorin publik ashtu edhe privat.

Punëtorët dhe punëdhënësit rrezikojnë gjoba të majme nëse nuk i përmbahen rregullave. Punonjësit në sektorin publik mund të pezullohen nëse paraqiten deri pesë herë pa “pasaportë të gjelbër”.

Gjatë verës, këto pasaporta u kërkuan në Itali për të hyrë në muze, teatro, palestra apo në ambiente të mbyllura në restorante, si dhe në trena për udhëtim në distancë më të gjatë apo autobusë dhe fluturime të brendshme.

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka thënë se është merita e kësaj për rritje të vaksinimit. Mbi 80 për qind e popullatës mbi 12 vjet në Itali është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Protestuesit fillimisht kishin mbajtur një protestë të zhurmshme të autorizuar në sheshin “Del Popolo”. Më pas u përplasën me policinë në afërsi të “Villa Borghese Parkut” e shkuan më pas në një marshim të paautorizuar në “Via Veneto”.

Ata tentuan të futeshin edhe në zyrë të kryeministrit.

Televizioni RAI thotë se numri i protestuesve ishte afro 10 mijë, ndërsa vet organizatorët thonë se ishin afro 100 mijë. Së paku një protestues është lënduar.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete tjera në Itali, si Milano e Trento.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat