Kërkon falje Peshkopi që u tha fëmijëve se Babadimri nuk ekziston

Evropë

Kërkon falje Peshkopi që u tha fëmijëve se Babadimri nuk ekziston

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:33
Peshkopi i Notos

Peshkopi i Notos në Sicili i habiti nxënësit e një shkolle javën e kaluar gjatë një festivali arti – duke u thënë atyre se Babadimri nuk është i vërtetë.

“Jo, Santa Claus nuk ekziston. Në fakt, do të shtoja se e kuqja e kostumit që ai vesh është zgjedhur nga Coca Cola ekskluzivisht për qëllime reklamimi”, u tha fëmijëve Antonio Stagliano.

Megjithatë, pasi komentet e peshkopit u bënë virale, Dioqeza e Notos kërkoi falje publike, raportonCNN

“Së pari, në emër të Peshkopit, shprehim keqardhjen për këtë deklaratë që ka zhgënjyer fëmijët dhe duam të sqarojmë se ky nuk ishte aspak qëllimi i zotit Stagliano”, thuhet në deklaratë.

Staglianò gjithashtu foli për komentet e tij, duke thënë: “Unë nuk u thashë atyre se Santa Claus nuk ekziston, por ne folëm për nevojën për të dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që nuk është”.

Komentet erdhën gjatë një eventi të mbajtur në ditën e festës së Shën Nikollës, frymëzimi fillestar për figurën e Santa Claus dhe i njohur gjerësisht për bujarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat