Suedia gjen zgjidhjen për bishtat e cigareve/ 'Punësojnë' korbat për t'i pastruar

Evropë

Suedia gjen zgjidhjen për bishtat e cigareve/ 'Punësojnë' korbat për t'i pastruar

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 17:36
Ilustrim

Suedia duket se ka gjetur zgjidhjen e çuditshme për pastrimin e tokës nga bishtat e cigareve.

Vendi po "rekruton" korba për të mbledhur bishtat e cigareve që kanë mbushur rrugët apo sheshet e vendit.

Kjo zgjidhje shihet si masë për uljen e kostove. Sigurisht që as kjo nuk do bëhet falas, pasi korbat për çdo papastërti të mbledhur do të "shpërblehen" me ushqim.

"Ata janë zogj të egër që marrin pjesë në baza vullnetare," tha Christian Gunther-Hanssen, themeluesi i Corvid Cleaning, kompania që qëndron pas metodës.

Fondacioni Keep Sweden Tidy thotë se më shumë se 1 miliard bishta cigaresh lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, që përfaqëson 62% të të gjithë mbeturinave. Södertälje shpenzon 20 milion korona suedeze (1.6 milion £) për pastrimin e rrugëve.

Günther-Hanssen vlerëson se metoda e tij mund të kursejë të paktën 75% të kostove të përfshira në marrjen e bishtave të cigareve në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat