Kremlini akuzon Ukrainën për ndryshimin e qëndrimit ndaj çështjeve të bisedimeve të paqes

Evropë

Kremlini akuzon Ukrainën për ndryshimin e qëndrimit ndaj çështjeve të bisedimeve të paqes

Nga: V.N Më: 18 prill 2022 Në ora: 15:36
Dmitry Peskov tha se Ukraina nuk është konsistente për sa i përket pikave të dakorduara

Kremlini ka akuzuar Ukrainën për ndryshimin e qëndrimit të saj për çështjet që tashmë janë rënë dakord në bisedimet e paqes, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Reuters po raporton se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve në një telefonatë konferencë se kontakti po vazhdonte në nivel ekspertësh brenda procesit të negociatave.

“Për fat të keq, pala ukrainase nuk është konsistente për sa i përket pikave për të cilat është rënë dakord”, tha ai.

“Shpesh po ndryshon pozicionin e saj dhe trendi i procesit të negociatave lë shumë për të dëshiruar”, shprehet Peskov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat