Këshilli i BE-së miratoi vendimin për vazhdimin e mandatit të Lajçakut deri në shtator 2024

Evropë

Këshilli i BE-së miratoi vendimin për vazhdimin e mandatit të Lajçakut deri në shtator 2024

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 15:04
Miroslav Lajçak
Në një kumtesë nga Këshilli i BE-së është njoftuar për vazhdimin e mandatit të dërguarit special të BE-së për Ballkanin dhe dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës deri në shtator të vitit 2024, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Në njoftim thuhet se “Këshilli i BE-së  ka miratuar sot vendimin për vazhdimin e mandatit të dërguarit special për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit dhe çështjeve të tjera në Ballkanin perëndimor, Miroslav Lajçak “.

Të dërguarit special të BE-së, Lajçak mandati i punës i është vazhduar për dy vitet plota deri në fund të gushtit 2024, thuhet në kumtesë.

Si dihet, i dërguari special në këtë funksion erdhi me 2 prill 2020 me propozimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian Zhosep Barel me miratimin dhe pëlqimin e shefave të diplomacive të vendeve të BE-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat