​Holandë: Arrestohet siriani i dyshuar për krime lufte

Evropë

​Holandë: Arrestohet siriani i dyshuar për krime lufte

Më: 17 janar 2023 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit holandez njoftoi sot se është arrestuar një refugjat sirian 37-vjeçar, i cili akuzohej se kishte kryer krime të dyshuara lufte si zyrtar i sigurisë së Shtetit Islamik (IS).

Prokuroria deklaroi se siriani kërkoi azil në Holandë në vitin 2019 dhe se ekipi special i policisë holandeze për krimet e luftës mori informacion se i dyshuari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, kishte një rol udhëheqës në shërbimin e sigurisë së IS nga viti 2015 deri në 2018. dhe se më parë kishte të njëjtin rol në Nusra front, ish-krahu i Al Kaedës në Siri.

Sipas autoriteteve holandeze, siriani i arrestuar ishte i angazhuar edhe në afërsi të Yarmouk, një periferi jugore të Damaskut, ku ndodhet një kamp i madh refugjatësh palestinezë.

I dyshuari do të dalë para një gjykatësi në Hagë të premten.

Sipas ligjit holandez, gjenocidi, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në tokë të huaj mund të ndiqen penalisht sipas ligjit ndërkombëtar nëse i dyshuari banon në Holandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat