Tentoi t’ia veshë rrobat maces që të duket si foshnje, rusja kapet nga policia – i gjejnë qese me drogë

Evropë

Tentoi t’ia veshë rrobat maces që të duket si foshnje, rusja kapet nga policia – i gjejnë qese me drogë

Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Një ruse u arrestuar, pasi kishte veshur macen e saj me rroba që të duket sikur foshnje, kurse në rrobat e saj kishte fshehur drogë.

Pasi u është dukur e dyshimtë, kjo nënë që duket se ishte me dy fëmijët e saj, u mor në pyetje nga policia ruse në qytetin Nizhny Tagil.

Ajo po ecte me vajzën e saj në një restort dhe mbante në dorë atë që dukej sikurse foshnje.

E pasi policia kuptoi se gjërat nuk ishin ashtu si dukeshin, ata e kontrolluan dhe brenda rrobave të maces gjetën drogë. Pas presionit pranoi se tentoi të kontrabandojë drogë, por dështoi keq kur i gjetën lëndë narkotike në rroba.

Në videon e publikuar më poshtë, shihen policët duke kontrolluar rrobat me të cilat ishte mbuluar macja dhe gjetën qese të vogla me drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat