Silvio Berlusconi drejt shërimit, ja kur pritet të lërë spitalin

Evropë

Silvio Berlusconi drejt shërimit, ja kur pritet të lërë spitalin

Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:03
Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri i vendit Silvio Berlusconi pritet të dalë nga spitali San Raffaele në Milano në ditët në vijim.

Mediat italiane shkruajnë që nesër ai do të lërë spitalin.

Kujtohet se politikani dhe biznesmeni italian, 86 vjeç, u shtrua në spital më 5 prill për shkak të një infeksioni respirator dhe një forme kronike të leukemisë .

Sipas njoftimeve të deritanishme mjekësore, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit në javët e fundit ka treguar një “përmirësim të ngadaltë por të vazhdueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat