Për herë të parë që nga pushtimi, asetet e konfiskuara ruse do të transferohen në Ukrainë

Evropë

Për herë të parë që nga pushtimi, asetet e konfiskuara ruse do të transferohen në Ukrainë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:43
Merrick Garland

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar transferimin e aseteve të konfiskuara ruse në Ukrainë, e cila gjë është hera e parë që nga pushtimi rus të shtetit ukrainas.

Kjo vjen pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi oligarkun rus, Konstantin Malofeyev për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Ai u akuzua për financim e rusëve që nxisin separatizmin në Krime, raporton skynews.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland njoftoi gjithashtu “sekuestrimin e miliona dollarëve nga një llogari në një institucion financiar amerikan që i takojnë Malofeyevit”.

Në muajin shkurt, Garland pohoi se autorizoi transferimin e atyre parave tek autoritetet ukrainase.

“Ndërsa ky përfaqëson transferimin e parë të fondeve ruse të konfiskuara nga Shtetet e Bashkuara për rindërtimin e Ukrainës, ai nuk do të jetë i fundit”, shtoi ai.

Ndryshe, shumë shtete kanë bërë thirrje që pas përfundimit të luftës, paratë që do t’i konfiskohen rusëve të shfrytëzohen për rindërtimin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat