Tensionohet situata/ Moska shpërthen me akuza të forta: Sulmet terroriste në Rusi janë kryer me ndihmën e SHBA-së

Evropë

Tensionohet situata/ Moska shpërthen me akuza të forta: Sulmet terroriste në Rusi janë kryer me ndihmën e SHBA-së

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:49
Nikolai Patrushev

Disa ‘sulme terroriste’ që ndodhën në Rusi u planifikuan dhe u kryen me koordinimin e agjencive të inteligjencës amerikane.

Kështu deklaroi kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Rusie, Nikolai Patrushev, duke iu referuar vrasjes së Darya Dugina dhe Vladlen Tatarsky, plagosjes së shkrimtarit Zakhar Prilepin dhe sulmit në urën e Krimesë.

Më herët, presidenti Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se po përpiqet ta shpërbëjë Rusinë në shtete të ndryshme bazuar në linjat etnike dhe kombëtare.

Në një fjalim të premten ai tha se sanksionet po ndihmojnë në bashkimin e popullit rus në vend që t’i ndajnë ata.

“Ka përpjekje të vazhdueshme për të na përçarë. Ata po thonë se Rusia duhet të ndahet në dhjetëra shtete të ndryshme, por nuk do t’ia dalin,” tha Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat