Mitsotakis takon qytetarët 24 orë para zgjedhjeve: Janë më të ngrohtë ndaj meje në krahasim me 2019

Evropë

Mitsotakis takon qytetarët 24 orë para zgjedhjeve: Janë më të ngrohtë ndaj meje në krahasim me 2019

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:44
Foto nga takimi

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është parë në rrugë mëngjesin e sotëm. 

Një ditë para zgjedhjeve dhe pak para kafesë së zakonshme me gazetarët, kryeministri me një humor të gëzuar, bisedoi me njerëzit dhe bëri foto me turistët.

Duke folur para redaktorëve politikë, Mitsotakis ndër të tjera theksoi: “Ishte një periudhë e qytetëruar parazgjedhore. Ne zgjodhëm të flasim për të ardhmen. Njerëzit ishin më “të ngrohtë” ndaj meje në krahasim me vitin 2019, më njohin më mirë”.

Nesër, Mitsotakis do të shohë exit poll-et nga selia e ND në rrugën Piraeus, ku do të ndjekë edhe finalen e basketbollit të Euroligës ndërmjet Olympiakos dhe Real Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat