Sherr mes fqinjëve në Francë, vritet 11 vjeçarja

Evropë

Sherr mes fqinjëve në Francë, vritet 11 vjeçarja

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Një vajzë 11 vjeçare nga një familje britanike është qëlluar për vdekje pas një mosmarrëveshje mes fqinjëve në Francën veriperëndimore. Mediat franceze raportojnë se prindërit e vajzës janë plagosur, ndërsa motra e saj tetëvjeçare është në “shok”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Saint-Herbot.

Autori, i cili raportohet se është shtetas holandez dhe gruaja e tij janë arrestuar, sipas BBC. Prokurorja lokale Carine Halley tha se arsyeja e kësaj tragjedie nuk dihej ende, por dukej se kishte pasur një konflikt midis fqinjëve për disa vite për një ngastër toke ngjitur me dy pronat.

“Fëmija më i vogël mundi t’i shpëtonte të shtënat, duke gjetur strehim tek një fqinj tjetër. Megjithatë, ajo është “në një gjendje shoku”, thotë Carine Halley.

Sipas një dëshmitari okular në vendngjarje, fëmijët po luanin në momentin kur ndodhën të shtënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat