Ministri holandez jep dorëheqje pas akuzave për bullizëm

Evropë

Ministri holandez jep dorëheqje pas akuzave për bullizëm

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:04
Ilustrim

Ministri holandez i Arsimit Dennis Wiersma ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta për sjellje të pahijshme.

Në deklaratën e tij, politikani 37-vjeçar shprehet se dorëheqja e tij ishte një vendim i vështirë.

Megjithatë, ai pranoi dhe kërkoi falje se ndonjëherë “reagonte tepër” ose ishte “shumë i ashpër” me punonjësit e ministrisë.

Në muajt e fundit, media holandeze raportoi se ka pasur shumë ankesa kundër ministrit për mënyrën sesi ai i trajtonte punëtorët, disa prej të cilëve e akuzuan për dhunë fizike ose verbale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat