Viktor Orban afrohet edhe më shumë me Dodikun, mikun e Putinit dhe patericën e Vuçiqit e viziton në shtëpinë e tij

Evropë

Viktor Orban afrohet edhe më shumë me Dodikun, mikun e Putinit dhe patericën e Vuçiqit e viziton në shtëpinë e tij

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:42
Milorad Dodik dhe Viktor Orban

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik priti sot kryeministrin hungarez Viktor Orban në pronën e tij pranë Laktashit.

“Sot prita kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me familjarë, kolegë dhe miq. Në tubim, e falënderova për respektin që tregoi për Republikën Srpska me vizitën e tij”, njoftoi Dodik në Twitter.

Dodik publikoi gjithashtu foto të tij dhe Orbanit duke vizituar kopshtin e presidentit të RS.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në BeH, Orban fillimisht qëndroi në Sarajevë, ndërsa dje me bashkëpunëtorët e tij mbërriti në Banja Llukë, ku u nënshkrua Deklarata e Përbashkët për Bashkëpunimin ndërmjet RS dhe Qeverisë së Hungarisë.

Orban vazhdon të jetë në thumbin e kritikave nga BE-ja dhe SHBA-ja për qasjen e tij ndaj Rusisë dhe Serbisë.

Orban nuk ka pranuar t’i vendos disa prej sanksioneve Rusisë, ndërsa vazhdon të jetë i afërt edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, e së fundi edhe me Dodikun, i cili është futur në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit dhe minimit të vazhdueshëm të funksionimit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dodik është mik personal i Vladimir Putinit, të cilin e ka vizituar disa herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat