Mali i Zi shkarkon prokuroren speciale për shpërdorim detyre

Evropë

Mali i Zi shkarkon prokuroren speciale për shpërdorim detyre

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 17:20
Lidija Mitroviç

Këshilli Prokurorial i Malit të Zi ka shkarkuar prokuroren speciale Lidija Mitroviç, pasi e konsideron të padenjë për të kryer funksionin e prokurorit.

Vendimi është marrë pasi Prokuroria Speciale e Shtetit (SST) e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë kundër saj për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Këshilli Prokurorial ka njoftuar se është marrë vendim që prokuroren speciale Mitroviç ta shkarkojë përkohësisht nga detyra e prokurores.

Kjo për shkak se, siç thuhet, ndaj saj ka filluar procedura penale për një vepër që e bën të padenjë për të kryer detyrën e prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat