Zbulohet shuma marramendëse që marrin mercenarët rusë në Ukrainë

Evropë

Zbulohet shuma marramendëse që marrin mercenarët rusë në Ukrainë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:56
Mercenarët e Wagner

Revolta e grupit “Wagner” gjatë fundjavës që lamë pas në Rusi po diskutohet shumë.

Deputeti socialist Denis Deliu, i cili ka shërbyer si komando në Afganistan në vitet 2012-2014 shpjegoi për publikun se çfarë është dhe çfarë bën një mercenar sot.

“Janë njerëz që kryejnë veprime apo detyra për efekt të pagesës. Pagesa është në varësi të misionit dhe vështirësisë.

Në vitin 2013 u prezantua Valery Gerasimov prezanton luftën e re, luftën e gjeneratës së re, luftën hibride në Rusi. Ia jep mundësinë që të përshtatet e gjithë ushtria. Pra të përshtaten forcat speciale, shërbimet sekrete, gjë që në 2014 në Krime tregoi se ishte shumë e efektshme, pasi u përdorën metoda të buta dhe të ashpra të ndërthurura, luftë informative, sabotazh, financim i grupeve separatiste pro ruse në Donesk dhe Donbas. Furnizim me para të strukturave. Të gjitha këto u shfrytëzuan nga forcat e armatosura ruse dhe shërbimet sekrete që të pushtohej Ukraina pa u përdorur asnjë fishek”.

Deliu madje tregoi sa mund të paguhen mercenarët rus, që janë dërguar në Ukrainën, në luftën që nisi në shkurt të vitit të kaluar.

“Nga informacionet që unë kam, paguhen deri në 50 mijë dollarë në muaj, ndoshta dhe më tepër në varësi të misionit dhe vështirësisë. Mund të ketë deri në 200 mijë dollarë, por në Ukrainë janë përdorur deri në 50 mijë. Kundër forcave të ISIS janë përdorur edhe më shumë”.

Mercenarët e Wagner hynë në qytet në orët e para të së shtunës në qytetin Rostov-on-Don dhe thanë se morën komandën ushtarake rajonale.

Por, pas ndërhyrjes së presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenko, kreu i grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin ra dakord që të tërheqë pas trupat e tij që u nisën drejt Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat