Ja kur Anglia ndaloi pirjen e duhanit në hapësirat e brendshme publike

Evropë

Ja kur Anglia ndaloi pirjen e duhanit në hapësirat e brendshme publike

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Më 1 korrik të vitit 2007, pirja e duhanit në Angli ishte ndaluar në të gjitha hapësirat e brendshme publike. Që nga ai moment, pirja e duhanit në ato vende i takonte historisë dhe ishte në kundërvajtje me ligjin. Mendohej se ligji do të ndihmojë shpëtimin e mijëra jetëve njerëzore, si dhe të krijojë objekte më të shëndetshme dhe të pastra argëtimi dhe pune.

Megjithëkëtë, çdokush që shkel ligjin bën vepër penale dhe mund të gjobitet deri me 200 euro për pirjen e duhanit në një vend të ndaluar.

Tymi i duhanit pasiv që hyn në organizmin e njeriut përmban mbi 4,000 kimikate, mbi 50 e të cilave shkaktojnë kancer. Ekspozimi për një kohë të gjatë mund të shtojë rrezikun që ju të merrni një sëmundje të rëndë, përfshirë kancerin e mushkërive, sëmundje të zemrës ose atakun e astmës.

Ai po kështu rrezikon që fëmijët të marrin sëmundje të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe sindromin e vdekjes së menjëhershme të foshnjave (SIDS).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat