Trazirat në Francë - qytetarët i vënë flakën qendrës tregtare, ndërtesa shkrumbohet plotësisht

Evropë

Trazirat në Francë - qytetarët i vënë flakën qendrës tregtare, ndërtesa shkrumbohet plotësisht

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Parisi vijon të jetë i përfshirë nga trazirat, pas nisjes së protestave të dhunshme. Qendra tregtare Croix-Blanche, është përfshirë nga flakët përgjatë trazirave që kanë shpërthyer në Francë pas vdekjes së 17-vjeçarit Nael nga policia.

Reparti i zjarrfikësve po punonte për të shuar zjarrin, por qendra tregtare e Mes-sur-Seine, e cila është pjesë e Ile-de-France, ishte shkatërruar plotësisht. Në vendngjarje shkuan forca të konsiderueshme, mirëpo flakët u përhapën në të gjitha godinat e qendrës tregtare që kishte 30 dyqane. 

Probleme ka patur edhe nga tymi, për pasojë bashkia ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave Kami dhe Abey. Në të njëjtën kohë, këshilli i qytetit anuloi të gjitha ngjarjet e planifikuara për fundjavën.

Video dhe foto të qendrës tregtare në flakë janë postuar tashmë në rrjetet sociale. Megjithatë, presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi mediat sociale se luajnë një rol të rëndësishëm gjatë trazirave, duke lehtësuar organizimin e protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat