Erdogan “zhvesh” kostumin politik dhe habit të gjithë me daljen e fundit

Evropë

Erdogan “zhvesh” kostumin politik dhe habit të gjithë me daljen e fundit

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:04
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan luajtur basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë.

Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe për besimtarët myslimanë, atë të Kurban Bajramit.

“Është e vërtetë që ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij.

Videoja mund të hedhë poshtë edhe zërat, sipas të cilëve, presidenti turk ka probleme me shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat