Vazhdojnë trazirat në Francë, përleshje mes policisë dhe protestuesve

Evropë

Vazhdojnë trazirat në Francë, përleshje mes policisë dhe protestuesve

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 12:28
Francë

Policia në Francë vijon përpjekjet për të shpërndarë protestuesit. Trazirat vijnë pas vrasjes së një adoleshenti nga një efektiv.

Qindra njerëz u mblodhën në sheshin Concorde në kryeqytetin francez dhe pati përleshje mes qytetarëve dhe policisë në Marsejë, Lion, Tuluzë, Strasburg, Reims dhe Lille.

Efektivët iu përgjigjën me gaz lotsjellës mjeteve piroteknike të hedhura nga protestuesit me kapuç.

33 persona u arrestuan në Strasburg pas incidenteve të ndodhura në qendër të qytetit dhe 36 persona u arrestuan në Marsejë, ndërsa dy policë u plagosën lehtë kur grupe më të vogla protestuesish hodhën gurë ndaj policisë.

Ministri i Brendshëm francez Gerard Darmanen tha më herët për televizionin TF1 se 45,000 policë dhe xhandarë do të vendosen në të gjithë vendin.

Ai shtoi se do të mobilizohen “njësi të specializuara”, si njësitë taktike elitare të policisë franceze RAID, Brigada e Kërkimit dhe Ndërhyrjes (BRI) dhe Grupi Kombëtar i Ndërhyrjes së Xhandarmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat