Vrasja e 17-vjeçarit në Francë, dëshmia e shokut të viktimës: Polici urdhëroi ta qëllonin

Evropë

Vrasja e 17-vjeçarit në Francë, dëshmia e shokut të viktimës: Polici urdhëroi ta qëllonin

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Një i ri që pretendon se ishte në makinë me 17-vjeçarin Nael Merzouk  kur u qëllua dhe u vra nga një oficer policie gjatë një kontrolli të martën e kaluar, ka treguar saktësisht se çfarë ndodhi në incidentin e përgjakshëm që shkaktoi  trazira mbarëkombëtare në Francë.

Sipas Sky News, i riu, i cili postoi mesazhin e tij në rrjetet sociale, thotë se dëshiron që të merret vesh e vërteta pasi shumë gënjeshtra po qarkullojnë për incidentin që ndodhi në Nanterre, një qytet i vogël në periferi të Paris, mëngjesin e 27 korrikut.

Duke premtuar se do të tregojë historinë “nga A në Z”, i riu shpjegon në video se miqtë e kanë marrë hua Mercedesin dhe vendosën të lëvizin nëpër Nante, “pa konsumuar as alkool e as drogë”.

Teksa po lëviznin në korsinë e autobusit, kanë vënë se po ndiqeshin nga policia. Më pas, një oficer policie iu afrua xhamit të makinës, i tha Naelit të hapte dritaren dhe më pas i tha atij “fik makinën ose do të të qëlloj”.

I riu pretendon se më pas oficeri ka goditur Naelin me dorezën e armës. Më pas mbërriti polici i dytë dhe gjithashtu goditi Naelin në të njëjtën mënyrë.

Shoku i Naelit vazhdon duke thënë se polici i parë i drejtoi armën Naelit dhe i tha: “Mos lëviz se do të të fus një plumb në kokë. ”

Oficeri i dytë i tha “gjuaj”, sipas dëshmisë së mikut të Naelit.

Më pas u pasua nga një tjetër goditje ndaj Naelit nga oficeri i parë i policisë me dorezën e armës, që rezultoi që 17-vjeçari të hiqte këmbën nga frena dhe makina të ecte përpara.

Më pas oficeri i dytë qëlloi, kështu që Naeli vuri këmbën e tij te pedalja e gazit. Në videon që bën xhiron e rrjetit, i riu shpjegon se “pa shokun e tij duke vuajtur” pasi u godit nga një plumb.

“Kisha frikë. Dola nga makina. Mendova se do të më qëllonin edhe mua, ndaj ika”.

“Jam i tronditur nga ajo që ndodhi para meje, me shokun tim”, shton i riu.

Varrimi i 17-vjeçarit Nael do të bëhet sot. Gjithsej 1311 persona u arrestuan mbrëmë në Francë, incidenti i katërt radhazi i dhunshëm që nga vdekja e adoleshentit.

Punonjësi i policisë që qëlloi dhe vrau Naelin është akuzuar për vrasje me dashje, njoftoi prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat