Vdes ish-Presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq

Evropë

Vdes ish-Presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:28
Millan Millutinoviq

Në moshën 81 vjeçare ka vdekur ish-Presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviq, raportuan mediat serbe këtë të diele.

Milutonoviq ka shërbyer si President i Serbisë mu në kohën e luftës ndërsa kishte qenë edhe kryesusesi i delegacionit serbo-jugosllav gjatë Bisedimeve të Rambujesë.

Në vitin 2002, me t’i skaduar mandati presidencial, ai ishte arrestuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime Lufte në akuza për krime lufte në Kosovë. Ai dhe pesë të tjerë u akuzuan për dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë.

Milutinoviç, asokohe 66 vjeç, aleat dhe pasardhës i famëkeqit Slobodan Millosheviç, dhe pesë të bashkë-akuzuar dolën në gjyq në korrik 2006 të akuzuar për dëbimin e 800,000 civilëve nga Kosova dhe vrasjen e qindrave nga forcat serbe në vitin 1999.

Ish zëvendëskryeministri jugosllav Nikola Sainoviç, gjenerali i Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviç dhe shefi i policisë serbe Sreten Lukiç u dënuan secili me 22 vjet për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.

Gjenerali i Ushtrisë Jugosllave Vladimir Lazarevic dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Dragoljub Ojdanic ishin shpallën fajtorë për pjesëmarrje në dëbimin dhe transferimin me forcë të shqiptarëve etnikë nga Kosova dhe ishin dënuar me 15 vjet.

Milutinoviç, megjithatë, ishte liruar nga të pesë akuzat kundër tij dhe u urdhërua të lirohet nga paraburgimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat