Tre viktima nga zjarri në Greqi! I zhdukur që prej së dielës, gjendet trupi i karbonizuar i bariut në Evia

Evropë

Tre viktima nga zjarri në Greqi! I zhdukur që prej së dielës, gjendet trupi i karbonizuar i bariut në Evia

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 20:34
Greqi

Një trup i karbonizuar u gjet mbasditen e së martës në zonën e Karistos në Evia.

Sipas policisë, viktima është një bari i zonës që rezultonte i zhdukur që prej së dielës. Autoritetet thanë se viktima po shkonte drejt stanit kur u rrethua prej flakëve dhe humbi jetën. Me gjetjen e tij arrin në tre numri i viktimave të zjarreve Greqi.

Më herët dy pilotë të një avioni zjarrëfikës Canadair humbën jetën pas rrëzimit të avionit të tyre në të njëjtën zonë.

Zjarri në Evia filloi rreth mesditës të së dielës. Megjithëse u konsiderua i “përmbajtur”, nga mëngjesi i të hënës u riaktivizua sērish duke arritur në det. Ndonëse zjarri i Evias shpërtheu nëpër fshatra, vlerësohet se ka shkaktuar pak dëme në shtëpi, kasolle dhe stane kafshësh, thanë vendasit. Ndërsa u raportua edhe për zhdukjen e bariut 38-vjeçar. Policia fillimisht pretendoi se ai ishte zhdukur që para fillimit të zjarrit, por fshatarët thanë se e panë të dielën dhe ai ishte shumë i shqetësuar për delet e tij. I vëllai i bariut shkoi në stacionin e policisë lokale të hënën vonë për ta raportuar atë të zhdukur, ndërsa trupi i tij i karbonizuar u gjet gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat