Polonia blen aeroplanë për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s

Evropë

Polonia blen aeroplanë për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Lufta në Ukrainë ka detyruar shumë vende evropiane t’i analizojnë edhe më tepër forcat e tyre mbrojtëse.

Gjermania është ndoshta shembulli më i njohur. Vendi është zotuar të shpenzojë shumë më tepër për ushtrinë, pasi është mbështetur kryesisht në SHBA dhe NATO që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por, polakët po ndërmarrin gjithashtu hapa për të mbrojtur veten, raporton skynews.

Vendi ka nënshkruar një kontratë për blerjen e dy aeroplanëve suedezë të paralajmërimit të hershëm dhe kontrollues Saab 340 AEW-300 për rreth 600 milionë korona suedeze (52.36 milionë euro), njoftoi sot ministri polak i mbrojtjes.

“Falë kësaj, krahu lindor i NATO-s do të forcohet dhe hapësira ajrore polake do të bëhet më e sigurt”, tha Mariusz Blaszczak në Twitter.

Polonia planifikon të shpenzojë këtë vit rreth 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për modernizimin e forcave të saja të armatosura.

Sistemet e paralajmërimit të hershëm përfshijnë aeroplanin Saab 340 të pajisur me radarin e avancuar Erieye të Saab. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat