Copa e betonit bie nga një ndërtesë në Novi Sad, për pak sa nuk godet dy të rinj

Evropë

Copa e betonit bie nga një ndërtesë në Novi Sad, për pak sa nuk godet dy të rinj

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 23:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Stuhia që goditi sot Novi Sadin shkaktoi sërish dëme ndërsa dy të rinj për pak sa nuk humbën jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Stevana Mokranjca”, raporton N1.

Në videon e regjistruar nga një veturë aty pranë, shihet se si djemtë që po kalonin mes pallateve shmangin betonin që u shemb në momentet e fundit.

Një rrebesh i shoqëruar me breshër ra në qytetin serb pak para orës 15:00.

Në stuhinë që goditi shtetin serb më 21 korrik, më së shumti pësoi Novi Sadi.

Kujtojmë se erërat e stuhishme shkaktuan vdekjen e një djali 12-vjeçar ndërsa shkatërroi edhe disa shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat