Raporti i OKB-së, rekomandon ndalimin e telefonave inteligjentë në shkollë!

Evropë

Raporti i OKB-së, rekomandon ndalimin e telefonave inteligjentë në shkollë!

Nga: H.R Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Koha e tepërt para ekranit mund të ketë një efekt negativ në stabilitetin emocional të fëmijëve, sipas Unesco, e cila rekomandon që telefonat inteligjentë të hiqen nga shkolla.

Unesco është agjencia e OKB-së për arsimin, shkencën, kulturën dhe informacionin. Në një raport të ri, organizata e OKB-së mbron që telefonat inteligjentë të ndalohen në shkolla për të kufizuar shqetësimet, për të forcuar mësimin dhe për të mbrojtur fëmijët nga ngacmimi dixhital, shkruan gazeta The Guardian.

Sipas raportit, ndër të tjera është dokumentuar se përdorimi i gjerë i telefonave inteligjentë redukton aftësinë për të mësuar dhe se koha e madhe para ekranit ndikon negativisht në stabilitetin emocional të fëmijëve.

UNESCO thekson se teknologjisë dixhitale, duke përfshirë inteligjencën artificiale, nuk duhet t'i jepet kurrë prioritet më i lartë se një pikëpamje "me në qendër njeriun" e arsimit. Dhe asnjëherë nuk duhet të zëvendësojë kontaktin me mësuesit.

Unesco ka shqyrtuar 200 sisteme arsimore në mbarë botën dhe ka përcaktuar se në një nga gjashtë vende është futur një ndalim i telefonave inteligjentë në shkollë.
Kjo vlen, ndër të tjera, për Holandën, e cila nga janari 2024 ndalon përdorimin e telefonave, i-pad dhe orëve inteligjente në klasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat