Francë, digjen 200 hektarë tokë nga zjarri në ishullin e Korsikës, evakuohen banorët

Evropë

Francë, digjen 200 hektarë tokë nga zjarri në ishullin e Korsikës, evakuohen banorët

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Si pasojë e zjarreve në ishullin e Korsikës në jug të Francës, është djegur një sipërfaqe prej 200 hektarësh tokë.

Sipas mediave franceze, zjarri shpërtheu në mesnatë në zonën Haute-Corse në ishullin e Korsikës.

Zjarri, i cili filloi të kërcënojë vendbanimet Corbara, Pigna dhe Santa-Reparata-Di-Balagna dhe përparoi me shpejtësi, ka djegur deri tani një sipërfaqe prej 200 hektarësh.

Më shumë se 100 persona u evakuuan për arsye sigurie ndërsa 200 zjarrfikës luftuan me flakët në zonë.

Në këtë rajon, ku aktivitetet turistike janë intensive, për shkak të zjarrit është shpallur alarmi i kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat