Gjendet e vdekur një grua pas zjarreve në Greqi

Evropë

Gjendet e vdekur një grua pas zjarreve në Greqi

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 22:31
Volos

Disa zjarre të reja shpërthyen sot në shtetin grek, të cilat shkaktuan vdekjen e një personi dhe dëme të shumta materiale.

Një grua e moshuar u gjet e vdekur në një karvan pas zjarreve pranë qytetit të Volos, sipas transmetuesit shtetëror grek ERT.

Fshatrat pranë Volos, rreth 290 kilometra në veri të Athinës, u evakuuan si masë paraprake pasi flakët u përhapën në rajon.

Banorët e tjerë në të njëjtën zonë u paralajmëruan të qëndrojnë brenda shtëpive për shkak të tymit të dendur.

Në Greqinë qendrore, ka pasur edhe urdhër evakuimi në disa zona në periferi të qytetit të Lamia.

Ndryshe, shteti grek është një ndër vendet më të prekura nga temperaturat e larta që po shkaktojnë zjarre të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat