Përfundojnë kërkimet, nuk gjendet eksploziv në termocentralin e Zaporizhia

Evropë

Përfundojnë kërkimet, nuk gjendet eksploziv në termocentralin e Zaporizhia

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara (IAEA) tha se zyrtarët e saj “nuk gjetën asnjë minë ose eksploziv” në centralin bërthamor të Zaporizhias të Ukrainës, tha sot drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Raphael Grossi.

Kievi akuzoi Moskën në fillim të korrikut për përgatitjen e një “provokimi”, duke thënë se “objekte që duken të jenë pajisje shpërthyese” ishin vendosur në çatitë e reaktorëve 3 dhe 4.

Pas shkëmbimit të akuzave, IAEA bëri thirrje për akses për të “verifikuar faktet në terren” në një mënyrë “të pavarur dhe objektive”.

Zyrtarëve të IAEA iu është dhënë akses dje pasdite, pas “kërkesave të përsëritura” nga Agjencia për të vizituar objektet, ata gjithashtu ishin në gjendje të shihnin qartë tavanet në dhomat ku ndodhen turbinat,” tha Grossi.

Agjencia, megjithatë, ende kërkon qasje në çatitë e katër njësive të tjera të termocentralit.

IAEA theksoi rëndësinë e aksesit në të gjitha objektet në mënyrë që të monitorohet termocentrali.

Përveç kësaj, IAEA konfirmon se “minat e vërejtura për herë të parë më 23 korrik në një zonë të pushtuar nga rusët ishin ende në vend. Ato nuk paraqesin rrezik për sigurinë e objekteve, theksoi Organizata.

Termocentrali më i madh bërthamor i Evropës, i cili u kap nga ushtria ruse më 4 mars 2022, është vënë vazhdimisht nën zjarr dhe gjithashtu ka pësuar ndërprerje të vazhdueshme, me situatën e pasigurt që ngre shqetësimet për një aksident të madh bërthamor. Të gjashtë reaktorët e saj janë mbyllur që nga shtatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat