Në Roterdam, sekuestrohet sasia më e madhe e drogës deri tani

Evropë

Në Roterdam, sekuestrohet sasia më e madhe e drogës deri tani

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Doganierët në Roterdam sekuestruan tetë tonelata kokainë me vlerë rreth 600 milionë euro, më e madhja deri tani në atë port holandez, njoftuan prokurorët.

Droga ishte fshehur në kontejnerë me banane nga Ekuadori. Më shumë se 8 mijë pako, secila me një kilogram kokainë, u zbuluan në korrik, por për shkak të hetimeve, lajmi u bë i ditur vetëm sot.

Më e madhja deri tani ishte sekuestrimi i 4.5 tonelata kokainë. Roterdami është një nga portet kryesore për kontrabandën e drogës në Evropë.

Vitin e kaluar, rreth 47 tonelata drogë u zbuluan në portin më të madh të Evropës, por hetuesit thonë se ata arrijnë të zbulojnë vetëm 50 deri në 60 për qind të drogës që kontrabandohet përmes Roterdamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat