Alarm në Kiev, katër shpërthime të fuqishme dëgjohen në të gjithë kryeqytetin

Evropë

Alarm në Kiev, katër shpërthime të fuqishme dëgjohen në të gjithë kryeqytetin

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Kiev pas raportimit të 4 shpërthimeve. Shpërthimet u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin ukrainas, sipas raportimeve.

Burimi nuk është konfirmuar, por kanali zyrtar Telegram i Forcave Ajrore të Ukrainës kishte paralajmëruar pak më parë për lëshimin e raketave balistike Kh-47M2.

Alarmet u dëgjuan kudo dhe njerëzit vrapuan drejt bunkerëve për tu mbrojtur.

“Shpërthimet në qytet qëndroni në strehimore,” tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në një mesazh në Telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat