Qytetarët ngrihen në këmbë në Greqi: Të hiqen shezllonet dhe plazhet t’u kthehen popullit

Evropë

Qytetarët ngrihen në këmbë në Greqi: Të hiqen shezllonet dhe plazhet t’u kthehen popullit

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:19
Bregdeti i Greqisë

Bregdeti i Greqisë, dikur i njohur për hapësirën e tij të hapur për të shtrirë një peshqir kudo që të duash, tani është mbushur me çadra dhe shezllone, që shpesh shtrihen deri në vetë ujin, prandaj qytetarët dhe aktivistët kanë nisur një luftë për të çliruar plazhet.

Greqia lejon dhënien me qira, por vetëm pjesë të plazheve, ndërsa Kushtetuta garanton akses publik falas në plazhe.

Megjithatë, pronarët e lokaleve kanë kaluar kufirin dhe në shumë destinacione të njohura, kanë vendosur shezllone dhe çadra aq dendur sa nuk ka vend as për një peshqir.

Për këtë shkak ka nisur një rebelim në të gjithë vendin dhe qytetarët kërkojnë që të respektohet ligji dhe plazhet të jenë të aksesueshme për të gjithë.

Fitoren e parë e kanë fituar banorët e ishullit Paros, të cilët kanë përzënë qiramarrësin nga një pjesë e plazhit.

Në ishullin Naxos, tre biznesmenë janë sjellë në gjykatë për uzurpim të plazhit. Gjegjësisht, ata kanë vendosur pa leje dhjetëra çadra dhe shezlong në disa plazhe, vetëm pak metra larg bregut.

Inspektimi i është përgjigjur më parë ankesave të qytetarëve dhe ka hequr shezllonet dhe çadrat, të cilat janë rishfaqur sapo inspektorët u larguan nga ishulli.

Ministri i Ekonomisë Kombëtare dhe Financave, Kostis Hacidakis, tha se pushtimi arbitrar i plazheve nuk do të tolerohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat