Sulmi me raketa ruse në Chernihiv/ Pesë të vrarë dhe 42 të plagosur, mes tyre 11 fëmijë

Evropë

Sulmi me raketa ruse në Chernihiv/ Pesë të vrarë dhe 42 të plagosur, mes tyre 11 fëmijë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Pesë persona u vranë dhe 42 u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, sipas Ministrisë së Brendshme.

Ministria tha se njerëzit po shkonin në një kishë për një festë fetare kur ndodhi sulmi,,

Raportohet se të paktën 11 nga të plagosurit ishin fëmijë.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se disa njerëz humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat